Mourinho: Lojtarët ishin pranë spitalit
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është shprehur i zhgënjyer me barazimin turpërues në udhëtim te Levante, duke thënë se i gjithë problemi qëndron në mos konkretizimin e rasteve.
“Për shkak se nuk shënuam, ne humbëm katër pikë këtë sezon. Ishte sikurse ndaj Osasunas dhe Ajaxit, ne patëm tetë raste të pastra, por nuk i shfrytëzuam. Ndeshja e vetme ku nuk krijuam raste ishte ndaj Real Sociedadit dhe shënuam dy gola”
“Ne pranuam vetëm një gol në gjashtë ndeshje. Ne kemi kontrolluar të gjitha repartet dhe nuk kemi probleme taktike. Ne jemi solidë nga ana defensive. Çdo pikë e fituar është pikë përfundimtare dhe e bëjnë llogarinë në fund, dhe për këtë arsye nuk jam i kënaqur me këtë ndeshje. Levante nuk pati asnjë goditje të vetme në gol. Më është dukur se disa lojtarë kanë mundur të përfundojnë në spital”, deklaroi Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente