Ranieri: Fitorja ishte ilaç, por nuk u shëruam ende
Roma doli edhe zyrtarisht nga kriza e thellë pas fitores prej 1-0 ndaj Interit në Olimpico, ndërsa i ngazëllyer për triumfin u shpreh Claudio Ranieri, që shpreson në ringjallje të skuadrës së tij edhe pse ka pranuar se ka shumë punë për t’u bërë.
“Kjo fitore ishte ilaç për ne, por ne ende nuk jemi shëruar. Një fitore ndaj Interit është gjithmonë e mirë për ekipin. Është një fitore për gjithë kolektivin, për të qenë sa më të bashkuar”.
“Interi pati disa raste të mira shënimni, por ne luftuam deri në vdekje. Ekipi e gjeti veten, kjo ishte paraqitje e mrekullueshme nga të gjithë. Ne duhet të falënderojmë djemtë e mi. Unë jam i kënaqur me gjithë atë që kanë treguar djemtë. Ekipi ishte i mirë edhe ndaj Brescias, ata kanë bërë gjithçka për të fituar”, theksoi Ranieri.
Momenti më kontrovers i ndeshjes u regjistrua kur Francesco Totti u zëvëndësua me golashënuesin Mirko Vucinic, ndërsa i pakënaqur u tregua kapiteni i Romës që fare nuk u kthye në pankinë, por shkoi drejt e në zhveshtore. Ranieri mohoi se ky acarrim mund të ketë impakt në atmosferën brenda ekipit.
“Unë isha në dijeni se Francesco Totti luftoi si luan, por më është dashur që të bëj një zëvëndësim me rëndësi. Këto janë momentet që mund ta shfaqin një trajner. Unë doja ta fusja në lojë Vucinicin për shkak se ai do të mund të krijonte probleme me shpejtësinë e tij, pasi që e pashë se Lucio nuk ishte kërkah”, përfundoi Ranieri.
Category: Futboll
0 Komente