Reali humb 68 milionë nga holandezët

dardanmiftari | Friday, September 03, 2010 | 0 Komente

Holandezët që dështuan te Real Madridi, i kanë kushtuar klubit mbretëror spanjoll hiç më pak se 68.5 milionë euro.
Dy sezone më parë, Rafael Van der Vaart që tani kaloi te Tottnehami, arriti në Bernabeu, së bashku me holandezët tjerë – Wesley Sneijder, Arjen Robben, Ruud van Nistelrooy, Klaas-Jan Huntelaar dhe Royston Drenthe, për një shumë totale prej 127.5 milionë eurosh.
Të gjithë të lartpërmendurit janë larguar për një shumë totale prej vetëm 59 milionë eurosh. Për këtë humbje të thellë në financa, presidenti i Realit, Florentino Perez, shprehet të jetë i relaksuar pasi që është i lumtur të ketë larguar holandezët të cilët kurrë nuk i pëlqyen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...