Reali humb kreun
Pas fitores bindëse ndaj Espanyolit në mesjavë, Reali i Madridit nuk ka mundur të nxjerrë më shumë se një barazim pa gola në fushë të Levante, duke humbur kështu edhe kreun e tabeles.
Të zgjedhurit e trajnerit ishin më dominues si në posedim ashtu edhe në raste të krijuara, por mbrojtja vendase e Levante funksionoi shumë mirë për të parandaluar pranimin e ndonjë goli.
Më i vërejtur te madrilenët pa dyshim se ishte Ronaldo, i cili pati disa raste të mira shënimi, veçanërisht në pjesën e parë të takimit, por asnjëra nuk përfundoi në vendin e duhur.
Barazimi i sotëm do të thotë se Reali humb kreun ndaj Valencias, që sot më herët shënoi fitore me rezultat 2-0 në fushë të Sporting Gijon me golat e Mehmet Topal dhe Roberto Soldado. Valencia tash mbledh 13 pikë, dy më shumë se Real Madridi.
Nëse Barcelona shënon fitore sonte në fushë të Atletic Bilbao, atëherë do të ngjitet në pozitën e dytë të tabelës, me një pikë më shumë se Reali.
Category: Futboll
0 Komente