Ronaldinho dëshiron të luajë deri në moshën 40-vjeçare

dardanmiftari | Wednesday, September 15, 2010 | 0 Komente

Edhe pse dukej se karriera e Ronaldinhos si futbollist aktiv nuk do të zgjasë shumë, për shkak se sezonet e fundit nuk ka arritur ta tregojë atë që bënte dikur, vetë lojtari thotë se planifikon të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
“Nuk ka qenë lehtë për mua pasi fitova gjithçka që mund të fitohet me Barcelonën. Sidoqoftë, e riktheva formën time sezonin e kaluar falë trajnerit të madh: Leonardo”.
“Kur një lojtar luan mirë për një periudhë të gjatë, tifozët nxiten dhe presin paraqitje klasi secilën javë. Ata fillojnë të pyesin porsa forma të bie”, ka shpjeguar braziliani për Corriere dello Sport.
Ai ka shtuar se do t’i pëlqente që të luajë në Kampionatin e ardhshëm Botëror (2014), madje edhe në atë të vitit 2018, pasi që për të mosha nuk është problem. “Kam luajtur me Paolo Maldinin, i cili ka luajtur deri në moshën 40-vjeçare. Do të doja të isha si ai”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...