Ronaldo: S’ka asgjë për t’u frikësuar nga Milani

dardanmiftari | Wednesday, September 15, 2010 | 0 Komente

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga rivali i Ligës së Kampionëve, Milani.
Milani bëri bujë me transferimin e dy yjeve, Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho, në ditët e fundit të afatit kalimtar.
“Ata janë përforcuar. Do të jenë dy ndeshje të vështira, por ne nuk duhet të mendojmë për kundërshtarët tonë. Ne jemi Real Madrid dhe nuk kemi frikë nga askush”, ka thënë Ronaldo.
“Ne do të fitojmë diçka, jam i sigurt. Kam një ndjenjë shumë të qartë në brendi. Ne nuk mund të presim të mos fitojmë asgjë. Nuk mund t’ia lejoj vetes të mos çoj asgjë në shtëpi. E ndjej këtë me trajnerin e ri dhe me nënshkrimet që kemi bërë, tashmë kemi ndryshuar kahen”.
“Në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve gjërat nuk kanë shkuar mirë, por këtë vit do të jetë më ndryshe”, ka shtuar portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...