Sneijder: Një ditë mund të luaj për United

dardanmiftari | Sunday, September 26, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka refuzuar të hedhë poshtë mundësinë e kalimit te Manchester Unitedi, duke e lënë këtë opsion si të hapur për të ardhmen.
“Nëse dikush do të më pyeste nëse ndonjëherë do të luaja për Manchester Unitedin, atëherë do të ishte e pamundur për mua të thosha jo. Si do të thoshit se nëse iu vie rasti, do të refuzonit të luanit për klubin më të madh në Evropë?”.
“Unë nuk e di nëse ekziston ndonjë lojtar që publikisht do të deklaronte se nuk do të dëshironte të luante për Manchester Unitedin dhe nëse ata do ta bënin këtë, atëherë nuk do të besoja se po e tregojnë të vërtetën”.
“Liga Premier, në aspektin e top klubeve, është më e forta në botë dhe do të ishte mirë që ta përfundoja karrierën duke thënë se kam luajtur në maje të futbollit spanjoll, italian dhe anglez. Nuk ka shumë lojtarë që e kanë bërë këtë dhe nëse do të ndodhë me mua, atëherë unë do të doja të luaja vetëm për Manchester Unitedin”, deklaroi Sneijder për Daily Star Sunday.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...