Van der Vaart mungon në ndeshjen e radhës
Mesfushori i Tottenham Hotspur Rafael van der Vaart mund të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Wolverhampton Wanderers të shtunën për shkak të një lëndimi në pulpë të këmbës.
Lojtari 27-vjeçar paraqitjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve për Spursat e bëri në barazimin e mëhershëm 2:2 me Werder Bremenin, dhe kishte paraqitje pozitive pasi që asistoi Peter Crouch të shënojë një gol.
Por ish-lojtari i Real Madridit nuk mundi t’i shkojë lojës deri në fund pas një lëndimi të pulpit të këmbës, për të cilin raportohet se nuk është i natyrës serioze.
Gazeta britanike “Daily Mail” ka raportuar se lëndimi i pësuar në Bremen ka gjasa ta lërë mesfushorin jashtë ekipit të parë gjatë ndeshjes së Ligës Premier, e cila do të mbahet të shtunën kundër “Ujqve” të shtunën.
Category: Futboll
0 Komente