Ancelotti: Trajner i Anglisë? Pse jo!
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se ai do të ishte i interesuar në postin e përzgjedhësit të reprezentacionit të Anglisë, nëse do t’i jepej mundësia ta zëvëndësonte Fabio Capellon.
“Pse jo?”, theksoi Ancelotti i pyetur nga Daily Mail nëse ka mundësi që ai të bëhej menaxher i Anglisë.
“Unë nuk e di nëse bosi i Tottenahmit, Harry Redknapp do të pajtohej me këtë. Atij nuk i pëlqejnë trajnerët e huaj për kombëtaren. Por, nëse më pyesni mua, unë mund t’iu them ‘Pse jo?’?”.
“Ndoshta unë mund ta propozoj Redknapp për kombëtaren italiane. Por në të ardhmen, pasi që tani trajner është miku im Cesare Prandelli”, përfundoi Ancelotti duke bërë shaka me strategun e Tottenhamit.
Category: Futboll
0 Komente