Arbeloa kërkon durim nga fansat

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, thotë se Real Madridi punon në vazhdimësi nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho dhe ka porositur fansat të jenë të durueshëm.
“Ekipi kurrë nuk ndalon së ndërtuari, gjithmonë ka diçka që mund të përmirësohet dhe gjithmonë ka gjëra për të cilat duhet të punohet. Ky është një projekt afatgjatë dhe ne jemi në fillim të rrugës. Ka ende të bëhet”.
“Fansat kërkojnë gola. Ne jemi të vetëdijshëm për rezultatet jo të mira në ballë të golit. Gjëja më e rëndësishme është që ana ofensive e lojës tonë të përmirësohet dhe ne jemi duke përvetësuar ide të reja nga trajneri. Deri në fund të sezonit do të shënojmë shumë gola”, ka thënë Arbeloa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...