Balotelli vazhdon me veprime kontroverse
Edhe pse në ndeshjen derbi Inter-Juventus, tifozët nuk patën asgjë për të parë nga aspekti i futbollit, ata se paku kanë mundur ta shohin supertalentin Mario Balotelli, duke ua drejtuar gishtin e mesit.
Sulmuesi i Manchester Cityt ishte në San Siro për të shikuar ndeshjen, ndërsa e bëri gjestin në fjalë vetëm dy ditë pasi kishte hyrë në një qeli të një femre në një burg, pa kurrfarë autorizimi.
Il Corriere dello Sport pohon se Balotelli e ngriti gishtin e mesit lart pasi tifozët e Interit filluan ta ofendonin.
Tuttosport nga ana tjetër pohon një version tjetër të ngjarjes, duke shkruar se gjesti në fjalë ishte i drejtuar kah tifozët e Juventusit, pasi që B45 nuk ka marrëdhënie të mira nga e kaluara me Bianconerët.
Sidoqoftë, kjo nuk është e tëra. Pas ndeshjes SuperMario ishte intervistuar nga Sky Sport Italia, ku tha se gazetari në studio nuk ka lidhje me futboll.
Category: Futboll
0 Komente