Chiellini: Kurrë nuk do të luaja për Interin

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Giorgio Chiellini thotë se ai kurrë nuk do të largohej nga Juventusi për t’iu bashkuar Interit dhe ka zbuluar se Juve do të përfitojë nga besnikëria e tij, derisa ai përgatitet të nënshkruajë marrëveshjen e re.
“Kurrë nuk do t’i bashkohesha Interit. E kam Juventusin në brendi timen dhe kurrë nuk do të mund ta shihja veten me atë fanellë. Jam rritur si lojtar këtu dhe jam bërë burrë”.
“Rinovimi? Është një gjest i rëndësishëm nga ana e klubin dhe nga drejtorët e vjetër dhe të tashëm, pasi kontrata e re ka qenë në rrugë. Jam shumë afër rinovimit”, ka shtuar Chiellini.
Dy gjigantët italian, Interi dhe Juventusi, do të përballen gjatë të dielës në Giuseppe Meazza në derbin më të madh të javës dhe njërin prej më emocionuesve të sezonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...