Chiellini mendon për Milanin
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka harruar barazimin pa gola ndaj Bolognas dhe tani ka filluar të mendojë për superderbin e fundjavës ndaj Milanit.
“Ne tentuam të fitojmë ndaj Bolognas, por diçka na mungoi. Sidoqoftë, përmirësimet mund të shihen dhe tani ne duam të bëjmë një hap tjetër përpara në cilësi, sa më shpejtë që është e mundur”.
“Që nga dita e nesërme ne do të fillojmë të punojmë për një ndeshje tjetër të rëndësishme ndaj Milanit, të cilës do t’i qasemi me respekt për titujt e tyre, por me besim në aftësitë dhe forcën tonë”, precizoi italiani.
Category: Futboll
0 Komente