Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Del Neri: E shkelëm me lojë Manchester Cityn

Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri, është krenar me lojtarët e tij pas barazimit 1-1 ndaj Manchester Cityt në Europa League.
Biankonerët kaluan të parët në avantazh me anë të Vincenzo Iaquinta, por vendasit anglezë arritën të barazojnë me anë të Adam Johnson.
“Ne e detyruam Manchester Cityn të luajë keq dhe e merituam plotësisht pikën këtë mbrëmje. Ishte një paraqitje e fuqishme e Juve, pasi ne kurrë nuk e humbëm dëshirën për të fituar deri në fund dhe kishim disa raste të mira për të fituar”.
“Jam i kënaqur me rezultatin, veçanërisht për ata të cilët thoshin se ne do të humbasim sonte dhe do të pranonim shumë gola”, ka thënë Del Neri.