Drogba: Wenger mund të kishte nënshkruar me mua

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Ylli i Chelseat, Didier Drogba, thotë se ai shumë lehtë mund të kishte nënshkruar me Arsenalit para se t’i bashkohej Bluve.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ishte afër bashkimit me Topçinjtë në vitin 2002, kur ai ishte një yll në ngritje në futbollin francez. Por pas dështimit për të kaluar në Emirates, Drogba u transferua në Stamford Bridge për 24 milionë funte.
Dhe që atëherë ai ka fituar tre tituj të ligës, tre Kupa FA dhe dy Kupa Carling, derisa Arsenali ka mbetur vetëm me një Kupë FA.
“Nuk e di nëse Arsene Wenger është penduar – duhet ta pyetni atë. Por mbani mend se ai e kishte Thierry Henry. Arsenali ishte një ekip me shumë lojtarë francezë dhe lojtarë nga Liga e Francës. Sylvain Wiltord, Patrick Vieira, Thierry Henry, Robert Pires... francezët bënin shaka dhe thoshin se Arsenali është ekipi i 21-të në Ligue 1”.
“Dhe pastaj dëgjova se Arsene Wenger ishte i interesuar për mua. Por për disa arsye kjo nuk ndodhi dhe unë nuk nënshkrova për Arsenalin, nuk mendoj se ishte fati im. Sinqerisht besoj se kur gjërat nuk ndodhin, kjo është për një arsye”, ka thënë Drogba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...