Edhe Cordoba lëndohet te Interi
Aradhës së futbollistëve të lënduar të Interit tani i është bashkuar edhe Ivan Ramiro Cordoba, që pësoi një lëndimi në pjesën e dytë të sfidës ndaj Juventusit.
Sipas faqes zyrtare të Interit, kolumbiani ka pësuar zgjatje të bicepsit femoral të këmbës së majtë.
34-vjeçari pritet të mungojë në dy ndeshjet e radhës për kombëtaren e tij ndaj Ekuadorit dhe SHBA-ve.
Aktualisht Interi numëron pesë futbollistë të lënduar, nga ta kampionë të tillë si, Javier Zanetti, Walter Samuel, Thiago Motta dhe Goran Pandev.
Category: Futboll
0 Komente