Fabiano jo i gatshëm të rikthehet në Brazil

dardanmiftari | Tuesday, October 19, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, thotë se ai nuk është i gatshëm të rikthehet në shtëpi në Brazil. Fabiano ka dhënë shenja se ai mund të largohet nga Sevilla që në janar, por dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë.
“E vlerësoj kampionatin brazilian dhe mendoj se një ditë do të luaj atje përsëri. Dua të shkruaj emrin tim në librat e historisë së Sevilla dhe të bëhem një prej pesë shënuesve më të mirë për klubin. Por nuk më pëlqen të qëndroj në stol, veçanërisht pas asaj çfarë kam bërë në sezonet e fundit”, ka thënë sulmuesi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...