Galaxy i ofron 10 milionë euro pagë Ronaldinhos

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Ylli i Milanit, Ronaldinho, vazhdon të jetë cak transferimi për klubin amerikan Los Angeles Galaxy.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e Galaxy kanë pasur një varg takimesh me përfaqësues të Ronaldinhos gjatë verës për një transferim të tij në SHBA.
Dhe La Republicca shkruan sot se Galaxy është rikthyer në tavolinën e negociatave me një ofertë të re.
Galaxy është i gatshëm t’i ofrojë Ronaldinhos pagë vjetore në vlerën e 10 milionë eurove, për ta sjellë atë në kampionatin amerikan – MLS.
Sa i takon Ronaldinhos, braziliani do të ishte i interesuar të largohej, pjesërisht me trajnerin Massimilliano Allegri që e kërcënon ta largojë atë nga sistemi i tij i lojës këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...