Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Hodgson: Ishte pikë e mirë

Edhe barazimi pa gola ndaj Utrechtit na tregoi se Liverpooli nuk është në formën më të mirë, por menaxheri Roy Hodgson nuk ishte dhe aq i zhgënjyer pas pikës së fituar.
“Ishte një pikë e mirë. Ne e kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Rastet e tyre i krijuam ne vetë me gabimet tona”.
“Ato kanë ardhur si rezultat i gabimeve fatkeqe individuale. Nëse mendoj për formën e ekipit tim dhe për mënyrën se si i kemi hyrë ndeshjes, unë nuk kam asgjë tjetër për të thënë, pos për ta lëvduar ekipin tim”, u shpreh Hodgson.