Liga Premier kryeson për fitime

dardanmiftari | Thursday, October 28, 2010 | 0 Komente

Liga Premier ka arritur që të ngjitet në krye të klasifikimit të kampionateve me fitime më të mëdha nga sponsorët nëpër fanellat e klubeve.
Bundesliga e mbajti viteve të fundit vendin e parë për fitimet më të mëdha, por tani është Anglia ajo që ka dalë në krye me 178 milionë dollarë. Kjo ngritje e futbollit anglez në këtë statistikë vjen pas marrëveshjeve të reja të Manchester United me Aon dhe Liverpoolit me bankën e njohur Standard Chartered.
Gjermania zë pozitën e dytë në këtë klasifikim me 118.5 milionë euro. Pasojnë Serie A, Ligue 1 e Francës dhe La Liga e Spanjës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...