Mancini i ngazëllyer nga potenciali i Milner

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i ngazëllyer nga potenciali i James Milner.
Mancini beson se 24-vjeçari ka një pjekuri pavarësisht moshës së re.
“James është një lojtar fantastik, lojtar i fuqishëm. Ai gjithmonë punon për ekipin. Ai është një lojtar i mahnitshëm. E njoh James shumë mirë, pasi e kam ndjekur atë gjatë pjesë së dytë të sezonit te Aston Villa”.
“Ai është në një situatë të ngjashme me Adam Johnson, ai është i ri dhe mund të përmirësohet. James mund të luajë në çdo pozitë - në mesfushë, në krahun e djathtë, si sulmues i dytë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...