Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Mancini i shqetësuar për mungesën e sulmuesve

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se do të ishte mirë t’i ketë të gjithë sulmuesit në formë ashtu që të mund të pushojë lojtarët si Carlos Tevez.
City barazoi mbrëmë me Juventusin në kuadër të Europa League, duke e lënë Mancinin të mendojë se si t’i pushojë disa prej lojtarëve të tij, për shkak të orarit të ngjeshur.
“Jam i shqetësuar me situatën. Nëse do t’i kishim të gjithë sulmuesit në gjendje, mbase Carlos do të mund të mungonte ndonjë ndeshje, ndonjëherë. Por e dinim se do të kishim problem me lëndimet deri në fund të muajit”.
“Pas ndeshjeve të ardhshme ndërkombëtare, mund të kemi disa lojtarë të rikthyer dhe Jo e Emmanuel Adebayor mund të rikthehet 100%”, ka thënë Mancini.