Nasri pret Chamakh të shkëlqejë kundër Chelseat

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Samir Nasri beson se sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh mund të kryejë punë të rëndësishme në derbin e nesërm kundër Chelseat.
26-vjeçari është përshtatur shpejt në Emirates pas transferimit verën e kaluar nga Bordeaux, duke shënuar katër gola në nëntë paraqitje.
“Marouane tashmë ka treguar se sa i rëndësishëm mund të jetë për ne. Ai është një lojtar që shenjëstron mirë, fiton topat në ajër dhe nuk është sulmues vetjak. Ai mund të bëjë asistime për lojtarë të tjerë dhe ka saktësisht kualitetet e nevojshme për Ligën Premier”, ka thënë Nasri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...