Pastore: Nuk vlej 50 milionë

dardanmiftari | Monday, October 04, 2010 | 0 Komente

Asi i Palermos, Javier Pastore, i ka thënë Real Madridit se ata nuk kanë nevojë që të shpenzojnë 50 milionë euro për të.
“A vlej 50 milionë euro? Unë jam i qetë dhe nuk di asgjë sa i përket kësaj. Unë nuk e di nëse vlej 50 milionë euro, nuk mendoj kështu, por unë nuk po mendoj për këto gjëra. E vërteta është që unë nuk kam pranuar ende asnjë ofertë”.
“Presidenti ka shfaqur gjithnjë afeksion ndaj meje dhe unë jam i lumtur në Palermo. Unë duhet të mbaj këmbët në tokë dhe të mos fluturoj në qiell”, deklaroi Pastore.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...