Reali ishte pranë Kakas në vitin 2002

dardanmiftari | Friday, October 01, 2010 | 0 Komente

Real Madridi për pak sa nuk e transferoi Kakan në vitin 2002, para se Milani trokiti dyert dhe e mori superyllin e të ardhmes, gjithnjë nëse bazohemi në fjalët e ish-agjentit të brazilianit.
“Unë shkova te Milani pasi isha kontaktuar, por Leonardo më tha se ata kurrë nuk kanë pasur nevojë për Kakan, për shkak se e kanë pasur Rui Costan dhe Rivaldon”.
“Unë i thashë lamtumirë Milanit dhe shkova drejt e në Madrid, ku ne kishim arritur një marrëveshje prej 7 milionë dollarësh, që do ta shihte atë të huazuar te Getafe. Reali po festonte për transferimin e Kakas, por më pas stafi i Milanit më telefonoi përsëri dhe ne arritëm marrëveshjen, përndryshe Kaka do të shkonte te Reali që në vitin 2002”, deklaroi Wagner Ribeiro, ish-agjent i superyllit brazilian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...