Schweini mposht Werderin
Bayerni i Munichut ka shënuar fitore ndaj Werder Bremenit me rezultat 2-1, për të kaluar më tej në Kupën e Gjermanisë (DFB Pokal).
Ishin mysafirët nga Bremeni ata që befasuan me një gol të shpejtë (2’), të realizuar nga Claudio Pizarro me asistim të Marko Arnautovic. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Bastian Schweinsteiger përgjigjet (27’), duke shënuar golin e barazimit.
Në pjesën e dytë Bayerni dominoi tërësisht dhe pas shumë rasteve, ishte përsëri Bastian Schweinsteiger ai që shënoi golin e fitores prej 2-1 për Bayernin (74’).
Nga ndeshjet tjera mund të veçojmë fitoren minimale të Schalkes në udhëtim te FSV Frankfurti, ndërsa nga ana tjetër Wolfsburgu arriti të mposhtë me rezultat 3-1 Victoria Hamburgun.
Category: Futboll
0 Komente