Terry: Rinovimi i Rooneyt, lajm i keq për Chelsean

dardanmiftari | Monday, October 25, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, mendon se Blutë e Londrës do ta kenë më të vështirë mbrojtjen e titullit të Ligës Premier, tani kur Wayne Rooney ka nënshkruar kontratën e re, pasi që mendon se një zgjim i mundshëm nga ‘varri’ i sulmuesit anglez mund të jetë fatal për Chelsean.
“Mendoj se qëndrimi i Wayne Rooneyt do jetë shtysë për Unitedin dhe do të na e bëjë neve të vështirë. Nga ajo që ka ndodhur, mund të them se United do të shpenzojë edhe në janar por edhe verën e ardhshme”.
“Fakti që klubet nuk kanë blerë, ishte për shkak të krizës financiare, e cila i ka bërë mirë Chelseat. Qëndrimi i Rooneyt është gjë e madhe për ta. Për të gjithë të tjerët jashtë Unitedit ky është lajm i keq, pasi që Rooney është lojtari më i mirë i ri në botë”, u shpreh Terry.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...