Valdez: Ashtu si Barcën, do ta mposhtim edhe Realin

dardanmiftari | Thursday, October 28, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Herculesit, Nelson Valdez, i ka dërguar një mesazh kërcënues Real Madridit para sfidës së fundjavës, duke thënë se Los Blancos nuk duhet të mendojnë se do të kalojnë më lehtë se Barcelona.
“Nëse ishim në gjendje ta mposhtim Barcelonën, pse të mos e bëjmë këtë edhe me Real Madridin? Kam respekt për ta, por nuk kam frikë aspak”.
“Pas Barcelonës, tani do t’i sqaroj hesapet me pjesën tjetër të kombëtares spanjolle te Reali. Le të shohim çfarë do t’i ndodhë Real Madridit. Unë njëherë shënova gol ndaj Casillasit, por u anulua, ndërsa tani nuk besoj se do të anulohet”, precizoi Valdez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...