Van der Vaart mposht Aston Villan

dardanmiftari | Saturday, October 02, 2010 | 0 Komente

Rafael van der Vaart ka shënuar dy gola për të ndihmuar Tottenhamin të kthehet nga disavantazhi 1-0 dhe të shënojë fitore me rezultat 2-1 në takimin ndaj Aston Villa të zhvilluar në White Hart Lane.
Të zgjedhurit e trajnerit Harry Redknapp e panë veten në disavantazh pas 16 minutash lojë kur Marc Albringhton çoi në epërsi Aston Villan. Por, pas disa rasteve të lëshuara, në çastet e fundit të pjesës së parë, pas një harkimi në zonë të Roman Pavlychenko, Van der Vaart shënoi për të barazuar rezultatin.
Ishte pikërisht holandezi, i ardhur si përforcim nga Real Madridi gjatë verës, ai i cili shënoi edhe një herë në pjesë të dytë (75’), kësaj here pas një loje të Aaron Lennon dhe Peter Crouch, për t’i siguruar edhe tre pikët e reja Tottenhamit.
Nga ndeshjet tjera të sotme, Evertoni ka shënuar fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur në udhëtim Birminghamin me rezultat 2-0. Roger Johnson shënoi autogol në pjesën e parë të takimit, ndërsa Tim Cahill vulosi fitoren e Evertonit në minutën e fundit të takimit.
Me tre pikët e reja, Tottenhami ngjitet në pozitën e pestë, me 11 pikë. Evertoni në anën tjetër i shmanget fundit të tabelës, duke lënë prapa Liverpoolin, West Hamin dhe Wolverhamptonin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...