Di Maria: Ronaldo dhe Messi e vendosin ‘el Classicon’

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, është treguar i zëshëm për ‘el Classicon’ e 29 nëntorit që zhvillohet në Camp Nou, pasi që beson se ajo sfidë do të vendoset ose nga Cristiano Ronaldo ose nga Lionel Messi.
“Është një ndeshje e mirë kjo. Ne e dimë se Real Madridi që një kohë të gjatë nuk ka fituar ndaj Barcelonës dhe ne do të japim gjithçka për t’i mposhtur ata”.
“Messi dhe Cristiano Ronaldo janë më të mirët në botë dhe ata do të tentojnë të jenë vendimtarë në ‘el Classico’”, precizoi Di Maria.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...