Dzeko: Herët të flitet për të ardhmen

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Wolfsburgut, Edin Dzeko, ka hedhur poshtë spekulimet se ai është i gatshëm të kalojë te Juventusi, duke pohuar se është shumë herët për të biseduar për të ardhmen e tij.
“Po ka aq shumë spekulime për të ardhmen time. Së pari ishte Juventusi, më pas kishte fjalë për Manchester Cityn dhe Bayernin. Por për momentin, është ende herët të flasim çfarë mund të ndodhë gjatë verës, kështu që nuk mund të them më shumë”.
“Tani për tani jam i fokusuar në Wolfsburgun sepse ne jemi në një situatë të vështirë në Bundesliga, të cilën nuk e kemi pritur. Ne duhet të fillojmë t’i fitojmë ndeshjet”, u shpreh Dzeko për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...