Hulkenberg befasisht në pole-pozicion
Ngasësi i Williams, Nico Hulkenberg, ka arritur që ta sigurojë pole pozicionin e tij të parë në karrierë për garën e Çmimit të Madh të Brazilit, në kualifikime të cilat u përcaktuan nga gomat e përdorura.
Sebastian Vettel, Mark Webber, Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso, katërshja e madhe që lufton për titullin e kampionit, vjen menjëherë pas ‘deles së zezë’, Hulkenberg. Jenson Button u kualifikua vetëm për vendin e 11-të.
Hulkenberg, e ardhmja e të cilit nuk është e garantuar te Williams, befasoi të gjithë kur i pari vendosi të përdorte në kualifikim gomat e thata, vendim ky që doli të jetë krucial për t’i mposhtur të gjithë konkurrentët tjerë.
“Pole pozicioni im i parë është emocional dhe moment historik, pasi që dua të jem në Formula 1 për shumë, shumë vite. Unë ende po drillem nga emocionet dhe vetëm dua që të kënaqem me garën e nesërme”, deklaroi Hulkenberg.
Category: Formula 1
0 Komente