Iniesta: Fitorja ishte për gjithkënd të lidhur me Barcën

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Andres Iniesta thotë se fitorja e mbrëmshme ndaj Real Madridit ishte një mbrëmje festive për çdokënd që është i lidhur me Barcelonën.
Iniesta ishte shtylla e Barcelonës në fitoren tronditëse prej 5-0 ndaj rivalëve të përbetuar.
“Ishte një mbrëmje për t’u kënaqur, ashtu që çdokush që është i lidhur me klubin mund të ndjehet krenar me këtë ekip. Ne ishim të etur të marrim avantazhin dhe kurrë të mos e dorëzojmë para Realit. Ishte një ndeshje e mrekullueshme që nga minuta e parë deri në të fundit”.
“Çdokush luajti mrekullueshëm dhe u kënaq. Ajo që doja ishte të jem i lumtur dhe sot ne përsëri e kemi arritur këtë”, ka thënë Iniesta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...