Inter zbulon ekipin për Kupën Botërore të Klubeve

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Interi ka zbuluar ekipin që do të udhëtojë në garën për trofeun e më të mirit të botës, Kupën Botërore të Klubeve.
Julio Cesar, Diego Milito dhe Douglas Maicon që të gjithë janë përfshirë në ekipin e Interit.
Kupa Botërore e Klubeve e organizuar nga FIFA do të fillojë më 8 dhjetor, por Nerazzurët nuk do ta bëjnë debutimin deri në gjysmëfinalen e 15 dhjetorit. Finalja do të zhvillohet tre ditë më vonë.
Ekipi brazilian Internacional pritet të jetë rivali kryesor për titull për Interin, megjithëse edhe meksikanët e Pachuca janë po ashtu për t’u respektuar.
Në vazhdim ekipi i Interit për Kupën Botërore të Klubeve: Julio Cesar, Castellazzi, Orlandoni; Cordoba, Zanetti, Lucio, Maicon, Materazzi, Chivu, Benedetti, Santon; Stankovic, Thiago Motta, Sneijder, Muntari, Mariga, Cambiasso, Nwankwo; Eto'o, Milito, Pandev, Alibec, Biabiany.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...