Mancini: United lufton deri në sekondën e fundit

dardanmiftari | Wednesday, November 10, 2010 | 0 Komente

Roberto Mancini i ka paralajmëruar lojtarët e Manchester Cityt të marrin mësim nga fitorja e fundit e Manchester United ndaj Wolves.
United shënoi një gol shumë të vonshëm për të nxjerrë tre pikë në udhëtim te Wolves vikendin e kaluar, dhe Mancini dëshiron që ekipi i tij të tregojë një karakter po kështu të fortë në takimin e sotëm derbi.
“Ata e dinë se ne jemi një ekip i fuqishëm, situata ka ndryshuar. Ne kemi respekt të madh për ata, por ne e dimë se mund të jemi më të mirë se ata tash. Duhet të jetë një ndeshje e mirë”.
“Ne kemi luajtur në të njëjtin nivel në disa derbit e kaluar, dhe ne kemi humbur vetëm në minutën e fundit. Kjo është e rëndësishme të mbahet mend, por ne jemi një ekip më ndryshe këtë sezon. United luan deri në sekondën e fundit, ata mposhtën Wolves në minutat e fundit pasi ata kanë mentalitet të fuqishëm”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...