Mata afër vazhdimit të kontratës me Valencian

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Anësori i Valencias, Juan Mata, është në rrugë për të nënshkruar marrëveshje të re me klubin e tij.
Mata dëshiron të nënshkruajë marrëveshje afatgjatë me Valencian, e cila do ta mbajë atë në Mestalla deri në qershor të vitit 2015.
22-vjeçari erdhi te Los Che në vitin 2007 dhe u bë lojtar lider për klubin. Mata ka negociuar marrëveshjen e re për tashmë një kohë dhe thuhet se ka fituar një ngritje të pagës te Valencia.
Po ashtu thuhet se ai do të ketë një klauzolë largimi në kontratën e tij të vlefshme 35 milionë euro, që është reduktuar nga shuma e parë prej 60 milionë.
"Djaloshi është i lumtur te Valencia dhe klubi beson se ai është një lider i ekipit", ka thënë babai i Mata dhe agjent i tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...