Mourinho kërkon mbështetje ndaj Murcias

dardanmiftari | Tuesday, November 09, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka kërkuar nga tifozët e Real Madridit që të jenë të zëshëm në Santiago Bernabeu gjatë sfidës kthyese për Copa Del Rey ndaj Real Murcias të mërkurën mbrëma.
“Unë e di se është vështirë, por do të doja një pritje të nxehtë në Bernabeu. Mendoj se kjo është një çështje e kulturës, por unë do të doja të shihja një atmosferë më të nxehtë se zakonisht”.
“Për mua, nesër është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, gjë që mund të shihet si kontradiktore kur përballeni me një rival të një divizioni të ulët, por kjo është ndeshje në të cilën, pas barazimit në ndeshjen e parë, një rezultat i keq nuk është opsion. Kështu, kjo është ndeshja më e rëndësishme”, tha Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...