Mourinho nuk e drejton Realin në dy ndeshje të LK

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është dënuar me mospjesëmarrje në stolin e Mbretërve në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve për shkak të “sjelljes josportive” në fitoren prej 4-0 kundër Ajaxit në Amsterdam Arena.
Vendimi është marrë nga UEFA, që po ashtu ka dënuar edhe lojtarët Xabi Alonso, Sergio Ramos, Iker Casillas dhe Jerzy Dudek.
Përveç dy ndeshjeve mosparaqitje në stol, Mourinho është dënuar edhe me 40.000 mijë euro, ndërsa Xabi Alonso dhe Sergio Ramos janë dënuar me 20.000 euro, Casillas me 10.000, ndërsa Dudek me 5.000 euro.
Njëherit vlejnë kartonët e kuq për Alonso dhe Ramos, që do të thotë se ata janë të suspenduar me nga një ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...