Redknapp: Arsenali mund ta fitojë titullin

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Në prag të derbit të sotëm londinez përballë Arsenalit, menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se Topçinjtë mund ta fitojnë titullin këtë sezon.
Redknapp mendon se Arsenali kurrë nuk do të ketë rastin më të mirë për ta fituar ligën se këtë sezon, me Chelsean dhe Manchester United që po dështojnë të impresionojnë.
“Është një garë shumë më e hapur këtë vit dhe Arsenali ka rastin e vërtetë për ta fituar titullin. Chelsea, për shembull, ka lëndime të lojtarëve kyç. Ata nuk janë në nivelin që ishin sezonin e kaluar dhe e njëjta gjë vlen për United, edhe pse ata ende janë të pamposhtur. Nëse ne nuk do të kishim lëndime dhe nuk do të kishim humbur pikë, do të ishim po ashtu atje lart”.
“Arsenali është vetëm dy pikë prapa Chelseat tash, dhe mendimi im është se nëse ata do ta fitojnë titullin, kjo do të ndodhë këtë vit”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...