Ronaldo: Nuk do luftoj me Messin

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai nuk ka ndërmend të përballet me Lionel Messin, pasi që nuk e sheh El Classicon si përballje individuale mes tyre.
Ronaldo ka shënuar 17 gola në 12 paraqitje për Real Madridin, përderisa Messi ka qenë poashtu i pandalshëm me 16 gola në 11 paraqitjet e fundit për katalanasit.
“Kjo është pjesë e lajmeve, e shtypit, që të shesin gazeta. Është normale, por nuk e shoh ndeshjen si duel mes nesh. Ne po luajmë 11 kundër 11, ne duhet të jemi të brengosur për të gjithë. Natyrisht, kushdo që shënon gola është i rrezikshëm, por duhet t’i shikojmë të gjithë”, u shpreh CR7.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...