Xavi: Më mirë 5-0, se 2-6

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Superylli i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka deklaruar në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Real Madridit se triumfi prej 5-0 është më i mirë se ai me rezultat 2-6 në vitin 2009.
“Kur luani në këtë mënyrë, e keni të vështirë të flini. Ju zgjoheni të lumtur dhe të ngazëllyer. Është ditë e veçantë për Barcelonën”.
“Ne qëndruam me superioritetin që kemi pasur në çdo moment të ndeshjes. Ishte rezultat i lartë, ndërsa gjithçka tjetër ishte fantastike. Ne thamë se fitorja prej 2-6 ishte ndeshje e përkryer, por kjo definitivisht ishte më e mirë. Ndjenja e superioritetit ka qenë e mrekullueshme”.
“Është një prej ndeshjeve më të mira që kam luajtur ndonjëherë, ndërsa diferencën e bën fakti se ishte ndaj Real Madridit, por duhet të vazhdojmë kështu, duke shikuar përpara në sfidat tjera”, potencoi Xavi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...