Agjenti i Dzeko në Angli për negociata me Cityn

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Manchester City është futur në negociata për transferimin e sulmuesit të Wolfsburg, Edin Dzeko.
Daily Mail shkruan se City mbrëmë ka biseduar me agjentin e Dzeko rreth detajeve të transferimit të vlefshëm 30 milionë funte.
Wolfsburg përfundimisht ka pranuar të bisedojë për marrëveshjen, e cila do të përfshinte shumën e përmendur si edhe disa miliona shtesë në varësi të paraqitjes së lojtarit.
Marrëveshja ende nuk është arritur dhe nuk mund të kompletohet deri në hapjen e afatit kalimtar dimëror, javën e ardhshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...