Allegri: Fitore profesionale

dardanmiftari | Sunday, December 05, 2010 | 0 Komente

Milani forcoi kreun dhe e zgjeroi distancën me rivalin e madh Inter në Serie A, pas fitores prej 3-0 ndaj Brescias në shtëpi, ndërsa me paraqitjen fantastike të lojtarëve të tij, i kënaqur u shpreh Massimiliano Allegri.
“Ishte një shfaqje mjaft me rëndësi kjo që bëmë. E gjithë skuadra po përshtatet mirë dhe po tregon përkushtim të madh. Të gjithë duan të luajnë mirë dhe rezultatet vijnë si pasojë e kësaj”.
“Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë dhe këtë e bëmë falë një paraqitjeje profesionale. Neve nuk na interesoi tabela dhe vazhduam të mendojmë thjeshtë për ndeshjen, pasi që duam të mbesim në krye edhe për javët e ardhshme”.
“Është një kampionat mjaft konkurrues këtë sezon dhe jam i sigurt se me 33 pikë ne nuk kemi fituar ende asgjë. Ka edhe shumë punë për të bërë dhe mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë pa u interesuar për rivalët tanë”, precizoi Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...