Anelka: Chelsea mund ta fitojë titullin

dardanmiftari | Friday, December 31, 2010 | 0 Komente

Nicolas Anelka thotë se Chelsea pavarësisht periudhës së pakëndshme që po kalon së fundi, edhe më tej mund ta mbrojë titullin me sukses.
Ekipi i Carlo Ancelottit, që të mërkurën shënoi fitoren e parë në shtatë ndeshje, është katër pikë prapa liderit të tabelës, Manchester United, që po ashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Kemi pasur vështirësi së fundi, por ne ende kemi shumë ndeshje dhe do të jetë një sezon shumë i vështirë – kështu është liga tash. Nëse humbni pikë një ditë, kjo nuk do të thotë se ju do të vazhdoni të jeni prapa 15 ndeshje më vonë, pasi çdo gjë mund të ndodhë çdo javë – për momentin është shumë e hapur”.
“Kur keni më shumë ekipe të mëdha, keni më shumë ndeshje të mëdha, andaj është shumë vështirë. Ne kemi humbur pikë dhe ndonjëherë futbolli është kështu. Ne do të shohim çfarë do të ndodhë në fund dhe duhet të jemi të fuqishëm”, ka thënë Anelka.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...