Cech: Chelsea kurrë nuk ka qenë kaq i dobët

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se ai është i hutuar nga rënia e formës së ekipit të tij.
“Ne nuk jemi mësuar ta shohim Chelsean të luajë në mënyrën se si luajmë tash. Realiteti është se ne nuk po i bëjmë gjërat e duhura në fushë, ne po bëjmë gabime dhe ndëshkomi për këto gabime”.
“Në golin e dytë dhe të tretë [të pësuar nga Arsenali], vërtet nuk ngjanim si Chelsea. Nuk mban mend që kur jam këtu të pranojmë dy gola në një minutë në mënyrë të tillë. Ne po bëjmë gabime në fushë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne nuk i bëjmë gjërat që i bënim në fillim të sezonit kur nuk pranonim gola dhe shënonim shumë”.
“Askush nuk është i kënaqur me situatën, por për momentin ne nuk mund të gjejmë ekuilibrin e duhur në fushë. Ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje dhe të vazhdojmë të punojmë. Ne ende nuk e kemi hedhur peshqirin, pasi e dimë se gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt”, ka thënë portieri çek.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...