Cesc: Barcelona mund të mposhtet

dardanmiftari | Saturday, December 18, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se ata janë të aftë ta tronditin rivalin e Ligës së Kampionëve, Barcelonën.
Barcelona ishte ajo që eliminoi ekipin e Arsene Wenger nga kjo garë sezonin e kaluar, pasi triumfoi me rezultat 4-1 në Camp Nou, dhe shorti i Ligës së Kampionëve i caktoi Arsenalit të njëjtin rival edhe këtë sezon. Dhe Fabregas, i cili verën e kaluar ishte afër kalimit te klubi spanjoll, beson se këtë herë do të jetë ndryshe.
“Ky nuk është një mision i pamundshëm. Ne mund ta fitojmë këtë. Barcelona nuk është e pamposhtshme. Nëse ata ishin të paprekshëm, ata do ta fitonin Ligën e Kampionëve çdo vit. Manchester United, Chelsea dhe Liverpool i kanë eliminuar ata viteve të fundit”.
“Ndoshta është radha jonë tash – dhe pse jo? Nëse ne dëshirojmë të jemi kampionë të Evropës, ne duhet të jemi të aftë të mposhtim secilin dhe çdokënd – dhe kjo përshinë Barcelonën”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...