Drogba: Tri ndeshjet e ardhshme, kritike

dardanmiftari | Thursday, December 09, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, beson se tri ndeshjet e ardhshme të Chelseat në Ligën Premier do të jenë fundamentale për gjasat e tyre në luftën për titullin e Ligës Premier.
Chelsea gjendet në një krizë të thellë të rezultateve, por më keq nuk ka ku të shkojë për Blutë e Londrës, pasi që nëse shikojmë kalendarin, atëherë para vitit të ri ata do të përballen me Tottenhamin, Manchester Unitedin dhe Arsenalin.
“Natyrisht këto tri ndeshje nuk po vijnë në momentin e duhur për ne, por ata do ta ndryshojnë situatën tonë nëse ne i fitojmë ato. Nuk ka mbaruar asgjë. Është moment i vështirë për ne, por kjo gjë mund t’u ndodhë shumë ekipeve”.
“Është e radhë kjo krizë që e ka kapluar Chelsean dhe shpresoj se bëhet më mirë. Nuk do të bëhet më lehtë, pasi që përballemi me Tottenhamin. Të gjithë thonë se do ta humbasim atë ndeshje, por ne gjithmonë e kemi mposhtur Tottenhamin dhe nuk mendoj se tani do të jetë më ndryshe”, deklaroi Drogba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...