Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Gomez dëshiron klub jashtë Gjermanisë

Sulmuesi i Bayernit të Munichut, Mario Gomez, ka thënë se nëse ai largohet nga klubi bavarez, atëherë do të shkojë te ndonjë klub jo-gjerman.
“Kalimin te Schalke kurrë nuk e mora parasysh. Unë kurrë nuk do të shkoja te ndonjë klub tjetër i Bundesligas. Pas Bayernit, ky do të ishte vetëm një hap prapa”, theksoi Gomez për Bild.
Gomez filloi të shfaqte formë të lartë vetëm pasi ishin lënduar Ivica Olic dhe Miroslav Klose, ndërsa tani është shdnërruar në lojtarin kyç të gjigantit gjerman.