Granero: Nuk ia kemi zili akademisë së Barcës

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, produkt i akademisë madrilene, Esteban Granero, ka vënë në dyshim pohimet se Los Blancos ia kanë zili sistemit të akademisë së Barcelonës.
“Nuk ka pasur rast më parë për lojtarët e rinj, ndërsa tani ata kanë mundësitë e tyre. Nuk ka arsye që ta xhelozojmë Barcelonën”.
“Ata po arrijnë rezultate të mira, por edhe Real Madridi ka dhe do të ketë rezultate të mira falë lojtarëve nga akademia. Lojtarë si Casillas dhe Raul janë nominuar më parë për Topin e Artë dhe nëse e vëreni, La Liga është e mbushur me lojtarë të Real Madridit”, ka thënë Granero.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...