Malaga transferon Baptistan

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Një anëtar i bordit të Malagas ka konfirmuar se skuadra spanjolle ka transferuar Julio Baptistan nga Roma.
Jose Carlos Perez, i cili është njëherit një i afërm i pronarit të klubit Sheikut Al-Thani, ka thënë se të dyja palët kanë arritur marrëveshje që braziliani të kalojë në La Liga.
Sulmuesi 29-vjeçar nuk gjente vend në formacionin e Claudio Ranierit këtë sezon, ashtu që ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me Malagan, kurse transferimi i tij ka kushtuar dy milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...